Tepelena humbet ndeshjen me Naftëtarin në tavolinë, Disiplina e dënon rëndë.




















Këto janë vendimet e Komisionit të Disiplinës për ekipin e Tepelenës, pas dhunës së arbitrave në ndeshjen Tepelena-Naftëtari 2-2 :

- KF “Tepelena”, per futje ne fushen e lojes te personave te pa autorizuar duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me KF “Naftetari” me rezultatin 3 me 0 dhe me zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektatore, bazuar ne nenin 65/3.b te KDS.

-Lojtari i KF “Tepelena”, Pashun Halo, per ofendim dhe goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 12(dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.

-Zyrtari i KF “Tepelena”, Roland Gaba, per goditje me grusht ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 24 (njezeteekater) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.b te KDS.

-Zyrtari i KF “Tepelena”, Ilir Selimi, per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

No comments:

Post a Comment