Shënkolli dhe Tomori, ngjiten direkt në Kategorinë e Parë.























Shënkolli në Grupin A dhe Tomori në Grupin B, janë shpallur fitues, sot në përfundimin e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë. Të dyja skuadrat, kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm, në Kategorinë e Parë. Ndërkohë të enjten, Shënkolli dhe Tomori do të ndeshen me njera tjetrën për të përcaktuar skuadrën kampione të kësaj kategorie për edicionin 2015-2016.

Dy skuadrat e renditura të dytat, në grupin A dhe B, përkatësisht Partizani dhe Naftëtari, do të presin javën e ardhshme përfundimin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë, për të njohur kundërshtarët e tyre në fazën “Play Off”. Partizani do të ndeshet me të parafundit në renditje të Grupit A të Kategorisë së Parë, ndërsa Naftëtari me të parafundit të grupit B.
/fshf.org/

No comments:

Post a Comment