Shënkolli Kampion i Grupit A.
Ka përfunduar dilema për sa i përket ekipit të parë që do të luajë vitin tjetër në Kategorinë e Parë, është pikërisht Shënkolli i cili siguroi edhe matematikisht sot ngjitjen për një Kategori më lartë në fitoren 1-0 kundër Egnatias. Ekipi lezhjan zgjidhi gjithçka në minutën e 36-të me një penallti të egzekutuar saktë nga Danaj, në pjesën e dytë vëndasit përpiqen të dyfishojnë por tereni i rënduar nga moti i keq nuk e lejon një gjë të tillë...nuk ndryshon asgjë deri në fund dhe Shënkolli merr 3 pikëshin e artë dhe historik që i jep të drejtën sezonin e ri të jetë pjesë e Kategorise së Parë siç nuk ka ndodhur kurrë me parë në të kaluarën për këtë klub.
Renditja momentale një javë para fundit shpall zyrtarisht Shënkollin Kampion të Kategorisë së Dytë në Grupin A me 49 pikë, ndërsa Kevitani dhe Partizani B që aktualisht ndodhen në kuotën e 43 pikëve duhet të presin ndeshjet e Javës së fundit për të mësuar se cila skuadër fiton ''biletën play-off''.
GOLI DHE FESTA E TIFOZAVE TË SHËNKOLLIT
Shenkolli-Egnatia 1-0 nga kategoriaedyte
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment