Ndryshon ''formati'' i Kategorisë së Dytë sezonin e ri.
Është miratuar sot struktura e re e Kategorisë së Parë dhe të kategorise se Dytë. Faza e tretë e të dy kampionateve, do të zhvillohet në këtë mënyrë: Pas përfundimit të dy fazave të para, skuadrat do të ndahen në dy grupime (me nga pesë skuadra në Kategorinë e Parë) dhe (me nga gjashtë skuadra në Kategorinë e Dytë). Të parat, do të luajnë për të përcaktuar ekipet që ngjiten një kategori më lart, ndërsa grupimi i dytë për të përcaktuar skuadrat që do të zbresin një kategori më poshtë. Pikët e grumbulluara në dy fazat e para, do të përgjysmohen në fazën e tretë, duke i dhënë mundësinë ekipeve që të ngjeshen në renditje. Ky ndryshim bëhet që kampionati të ketë sa më shumë rivalitet dhe gara të jetë e ndezur deri në javën e fundit. /fshf.org/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment