Edhe Domosdova ''kapet'' me rregulloren
Vendimi i federatës për mosaktivizimin e lojtarëve jashtë qarkut ka sjell jo pak probleme në ekipet e Kategorisë së Dytë dhe sidomos kur bëhet fjalë për skuadra që bazohen kryesisht në futbollistë jabanxhinj. Një ekip i tillë është edhe Domosdova e cila sipas rregulores së re dje në ndeshjen e humbur 4-1 në Devoll është detyruar të luajë pa 7 lojtarë(jashtë qarkut) të llogaritur si titullar.
Deklarata e ashpër e Domosdovës:
SKANDALOZE
Perfundon gjithcka ne devoll me fitoren e vendasve me rezultatin 4-1!Por ne kete ndeshje ka ndodhur nje incident i rende nga ana e Federates Shqiptare te Futbollit ku ne mungese profesionalizmi ka nxjerre nje rregull te ri per moslejimin e aktivizimit te lojtareve jashte qarkut,dhe nga kjo ekipi jone ka qene i penalizuar duke mos u aktivizuar 7 lojtare titullare qe ka ndikuar direkt ne rezultatin perfundimtar!I bejme thirrje FSHF qe te rishikoje vendimin e saj ne lidhje me kete ceshtje pasi eshte absurde qe ekipi te njoftohet per kete rregull vetem dy dite para se te filloje kampionati,ku ne kemi te pakten 2 muaj qe stervitemi,qe kemi investuar dhe qe lojen tone e kemi bazuar te ky grup!Besojme se kjo gje nuk ndodh as ne IRAK,qe kampionati te shtyhet e rishtyhet dy apo tre here,qe krijohet nje amulli me ekipet pjesmarrese dhe aq me teper ne diten e ndeshjes me lojtaret!Me teper akoma nuk arrijme te kuptojme justifikimin e FSHF qe kjo gje behet per zhvillimin e futbollit Shqiptar!!!Zoterinj te nderuar une ne ekip kam 6 pogradecare,3 korcare ,3 librazhdiot dhe pjesa tjeter prrenjsake dhe jo vetem qe po mundohemi ta ndihmojme futbollin si loje por po bejme maksimumin tone qe ta perfeksionojme dhe ne ifrastrukture pa ndihmen tuaj qofte financiare apo morale!Kemi investuar ne kete sezon qe dhe ekipi jone te kete nje fushe si gjithe ekipet e tjera,kemi paguar cdo detyrim qe ju kemi patur dhe jemi munduar qe te jemi korrekt me federaten ne cdo lloj aspekti por kjo qe ju po na beni quhet vrasje e futbollit dhe ne e kemi marre vendimin tone,qe ne rast se nuk ka ndryshim atehere ekipi jone do te terhiqet nga gara!Dhe nje pyetje kisha-Cfare do te ndodhe me keta lojtare zoterinj,ku do te shkojne keta,me cfare do merren keta lojtare???E theksoj edhe njehere qe nuk eshte faji jone si klub qe ju nuk na keni derguar nje rregullore qe mesa shoh nuk ekziston dhe kjo duhej atehere kur ju na dergoni detyrimet qe ne duhet tw paguajme qe dhe ne te merrnim masat e duhura!!!Zoterinj ne e duam futbollin,e duam sportin,i duam rregullat por ama kurre nuk i braktisimin lojtaret tane dhe kurre nuk lejojme qe ju te talleni me ne!!!Shpresojme shume qe gjerat te ndryshojne ne ditet ne vazhdim dhe ju te mundoheni te pakten qe kete kategori ta trajtoni me ndryshe dhe jo si kampionat lagjesh!!!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment