Gramshi: Me Kevitanin do të ketë fair-play.
Deklarata e KS GRAMSHIT
KLUBI SPORTIV GRAMSHI fton te gjithe tifozet ne stadium te mbeshtesim ekipin tone te zemres per fitoren e radhes. Por duam te percjellim edhe nje mesazh. Duke qene se vitin e kaluar , ndeshja midis ketyre ekipeve kaloi ne nje perleshje fizike, duke u provokuar nga ekipi mik, i cili nuk arriti rezultatin qe pretendonte, Ne Gramshiotet, ne kete ndeshje do ti presim si Miq. Do ta bejme kete gje, per te treguar se ne jemi sportdashes me kulture, kemi tradita dhe zakone, kemi dinjitet dhe nuk lejojme askend te na shkele me kembe, ashtu si dime edhe te falim. Dhe kete here ne do falim, per te treguar se kush jemi Ne, por edhe per te treguar qe ne sportin e shohim si nje vlere, e shohim si nje event per te bere miq dhe jo armiq. Ndaj ju kerkojme te gjitheve nje sjellje korrekte, pa fyerje dhe ofendime, por me duartrokitje, ashtu si duhet te jete nje ndeshje futbolli. Kerkojme gjithashtu nga futbollistet, qe te bejne nje ndeshje paqesore dhe ne fund te takimit te ndahen duke shtrenguar duart me kundershtarin. Shpresojme ne mirekuptimin e ketij mesazhi duke ju falenderuar.
KLUBI SPORTIV GRAMSH
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment