I mbajtur sot me date 3 Nentor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura. Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.
VENDOSI
- Lojtari i KF“Përmeti”, Petrit Duro, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Butrinti”, Spiro Kodha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Permeti”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit e duke shkaktuar akte dhune, ne baze te Nenit 66/3/b te KDS dënohet me 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
No comments:
Post a Comment