Disiplina, Java 10-të.
























I mbajtur sot me date 9 Dhjetor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura. Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

VENDOSI

-Zyrtari i SHS “Përmeti” Haki Carcani, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes duke ushtruar dhune fizike, në bazë të nenit 11/f); 20; 49/2/b) të KDS denohet me 18(tetembedhjete) muaj pezullim nga çdo veprimtari futbollistike duke ju ndaluar qendrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës së lojës.

-Lojtari i SHS “Përmeti”, Abaz Zaimi për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 11/f ; 49/1/b) te KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo veprimtari fustbollistike.

-Lojtari i SHS“Përmeti”, Emiljan Mihali, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 11/f ; 49/1/b) te KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo veprimtari fustbollistike.

-Lojtari i KF “Këlcyra”, Saimir Kule,për dhune ndaj lojtarit kundershtar, në bazë të nenit 48/1.e) të KDS, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktivitet.

-Zyrtari i KF “Butrinti”, Markeljan Alinani, për dhune ndaj lojtarit kundershtar , në bazë të nenit 48/2.b) të KDS ,denohet me 9(nente) ndeshje.

-KF “Këlcyra”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të klubit kundërshtar dënohet me gjobë në masën 100.000 (njeqindmije) leke., bazuar ne nenin 65/1 te KDS.Ne zbatim të nenit 136 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

-Lojtari i KF “Delvina”, Mikeljano Cuno, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

-Lojtari i KF “Gramozi”, Ardit Baci, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

No comments:

Post a Comment