I mbajtur sot me date 22 Dhjetor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura. Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.
VENDOSI
- Lojtari i KF “Gramozi”, Klajdi Caushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshje, në bazë të nenit 49/1/a) te KDS, dënohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Naftëtari”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurine e lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 51; 64/1/a) dhe 65 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njeqindmije) leke ; ne zbatim te nenit 136/1.b te KDS. Gjoba aplikohet ne masen 20%.
- Lojtari i KF ”Naftëtari”,Florian Kopaci, për sulm ndaj kundëershtarit duke ushtruar dhunë, në bazë të nenit 48/1/e) dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Kevitan” ,per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Veleciku” denohet me humbjen ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimit, ne baze te nenit 55 te KDS.
No comments:
Post a Comment